Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet sërish personi që u rrah nga policia në Klinë, dyshohet për një vepër tjetër penale

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 23:39
Arrestohet sërish personi që u rrah nga policia në Klinë, dyshohet për një vepër tjetër penale

Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale.

Këtë e ka konfirmuar avokat avokati i tij, Alban Krasniqi, i cili tha se klienti i tij, Alban Krasniqi, është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe do të intervistohet nesër.

“Arrestimi nuk lidhet me ngjarjen e kaluar, por bëhet fjalë për një vepër të dyshuar tjetër, detajet e së cilës do t’i marrim vesh nesër kur të kryhet intervista”.

“Bëhet fjalë për kanosje, por detajet nuk u ndanë sonte pasi marrja në pyetje do të bëhet nesër, në prezencë të mjekut dhe Qendrës për Punë Sociale”, tha Krasniqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Sipas avokatit Krasniqi, ngjarja e sotme dyshohet për një rast të ri, ku bëhet fjalë për një fjalosje me një apo disa të rinj.

“Për aq sa jam unë i informuar, ka vetëm një urdhëresë për vuajtje të dënimit me burgim prej 6 muajsh, është e vitit 2024. Për urdhëresën kemi bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të atij dënimi, por bëhet fjalë për një rast tjetër. Nuk bëhet fjalë për rastin ku kanë shkuar policët për ta arrestuar, por është një zhvillim i kohëve të fundit”.

“Dritoni ka qenë tepër i ngarkuar psikologjikisht për shkak të gjendjes së fundit dhe me gjasë është ndier ose i provokuar ose diçka, por ajo që dua të them është se urdhëresa në fjalë, koha që ka ardhur tash, për ne është e dyshimtë dhe duket si një hakmarrje për Dritonin. Në këtë formë, ne kemi kërkuar që të pezullohet ekzekutimi i atij dënimi derisa të sqarohen rrethanat”, tha avokati Krasniqi.

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit