Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 19:10
Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren

Partneri i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares që humbi jetën gjatë natës pasi dyshohet se u dhunua rëndë, është lokalizuar në portin e Barit, teksa ishte në përpjekje për t’u larguar nga Italia.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes. Ai është shoqëruar nga autoritetet dhe po merret në pyetje nga hetuesit, të cilët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse ka përgjegjësi në vdekjen e gruas. Deri në këto momente, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë gjyqësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Trupi i Ornella Forastefanos u gjet jashtë Urgjencës së spitalit të Trebisacces, ndërsa mjekët tentuan ta reanimonin, por pa sukses. Gruaja kishte pësuar dëmtime të rënda dhe politrauma, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga goditjet.

Pas ngjarjes, hetimet e karabinierëve u përqendruan te partneri i saj, me të cilin 46-vjeçarja bashkëjetonte prej rreth një viti. 42-vjeçari, sipas autoriteteve, është i njohur për precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Hetimet po zhvillohen nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Cosenza-s, Kompania e Cassano allo Ionio dhe Tenenza e Trebisacces.

Ornella Forastefano administronte një lokal në qendër të Trebisacces së bashku me dy fëmijët e saj. Sipas mediave italiane, ajo ishte vajza e Antonio Forastefanos, i vrarë në vitin 1999 teksa dilte nga biznesni i tij në Marina di Sibari. Ajo ishte gjithashtu mbesa e Domenico Forastefanos, ndërsa familja është përmendur në të kaluarën në kontekstin e hetimeve për klane të ‘Ndranghetës.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur deri tani ndonjë lidhje mes këtyre rrethanave familjare dhe vdekjes së 46-vjeçares.

Pas lajmit për ngjarjen, Bashkia e Amendolarës shprehu dhimbjen dhe tronditjen përmes një mesazhi publik, duke e cilësuar vdekjen e Ornella Forastefanos si një ngjarje tragjike që ka tronditur të gjithë zonën.

dyshohetforastefanosarrestohet

Të ngjashme

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij

09:59
Qytetari lëndohet në protestë, dyshohet se u godit në kokë  nga gazi lotsjellës i Policisë

Qytetari lëndohet në protestë, dyshohet se u godit në kokë nga gazi lotsjellës i Policisë

20:37

Më shumë nga Lajme

  • 07:48“Histori e përbashkët”, Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit
  • 07:44Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
  • 07:42KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:33Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26°C
  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt