Një incident është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Kobaj të Komunës së Prizrenit, ku një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 gusht 2025, rreth orës 09:35, kur i dyshuari një shtetas kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që ndodheshin në asistencë të një institucioni shtetëror.