Një person është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
KEQTRAJTIM I FËMIJËS - Klinë 26.10.2026-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


