Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, i gjenden mbi 5 kg marihuanë

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 16:53
Arrestohet një person në Gjakovë, i gjenden mbi 5 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike gjatë një aksioni të zhvilluar më 3 prill 2026 në Gjakovë.

Sipas njoftimit, njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe ajo e Krimeve të Rënda, gjatë zbatimit të një plani taktik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B. (1978).

Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 5 kilogramë e 413 gram.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe automjeti si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 11:09Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore
  • 10:53Burim Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën
  • 10:50Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik
  • 10:49Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale
  • 10:01Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë