Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një person, e detyroi viktimën të paguajë borxh prej 21 mijë euro nga bixhozi i paligjshëm

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 16:45
Arrestohet një person, e detyroi viktimën të paguajë borxh prej 21 mijë euro nga bixhozi i paligjshëm

Sipas njoftimit zyrtar, më 11 gusht 2025 është pranuar dëshmia e një ankuesi nga një fshat i Suharekës, i cili ka raportuar se po ndodhet nën presion dhe kanosje nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

“Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh kishte luajtur lojëra bixhozi me shumën prej rreth 9,000 eurosh, por tani i dyshuari i kërkon një shumë prej afërsisht 21,000 eurosh dhe vazhdimisht e detyron për shlyerjen e borxhit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar këto lojëra të fatit përmes adresave elektronike që vepronin nga Zvicra dhe Kosova.

Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm lidhur me organizimin e lojërave të paligjshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari A.L., lindur në vitin 1990, është ndaluar për 48 orë për nevoja të hetimit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:14Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij
  • 08:59Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë
  • 08:35Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët
  • 08:09Kaq është çmimi i metrës së druve sivjet
  • 08:01A mund të bjerë borë kur temperatura është mbi 0°C?