Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit serb për pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Burime brenda Policisë kanë konfirmuar se arrestimi i tij ka ndodhur pas hetimeve intensive dhe fakteve që kanë mbledhur për të dyshuarin, i cili është arrestuar në territorin e Kosovës.
Sulmi terrorist në Banjskë ka ndodhur në shtator 2023, kur grupi i udhëhequr nga ish-Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiqi, i cili vazhdon të kërkohet nga Republika e Kosovës për t’u gjykuar bashkë me tre pjesëtarët e grupit që po gjykohen në Kosovë për sulmin terrorist, raporton “Betimi për Drejtësi”.
