Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe nëna e të dyshuarit.
zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se e dyshuara është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vrasje”.
Rasti tragjik ka ndodhur pasi Albion Osmanaj, 27 vjeç, ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij, ndërsa babai i viktimës ka mbetur i lënduar.
