Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet kosovari në Morinë, ishte i kërkuar në Gjermani për mashtrim

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 12:02
Arrestohet kosovari në Morinë, ishte i kërkuar në Gjermani për mashtrim

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë, pasi kërkohej nga autoritetet gjermane si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ndaj S.M., Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë”.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Më shumë nga Lajme

  • 18:04A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez
  • 17:56Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër
  • 17:55Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim
  • 17:43Organizatori i protestës rrëfen se si kishte ndodhur momenti me deputetin e VV’së që u bartë mbi rrethojat te Kuvendi
  • 17:38Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së