Një 34 vjeçar është arrestuar sot në Tiranë.
E.S, u prangos gjatë një operacioni të koduar “The Van”.
I njëjti dyshohet se posedonte armatim, thuajse sa për një ushtri.
” Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Në njoftim thuhet se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Krejt çka u gjet në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit shqiptar:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
