Më datë 03.02.2026, rreth orës 01:10, dy persona në Prizren kishin raportuar se ishin grabitur nga tre persona të armatosur me thikë e pistoleta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore ka arritur të identifikojë tre persona të dyshuar për këtë rast.
Sipas PK-së, i dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren dhe në trup i është gjetur një armë, kurse në veturë i është gjetur një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
Pas tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në një lokacion të ndryshëm në Prizren.
