Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 15:59
Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj, pasi dyshohen për grabitje.

Prangosja e tyre ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Slivovë të kësaj komune.

Sipas policisë, fillimisht ishte arrestuar i dyshuari i parë, pas raportimit për grabitjen në një lokal në këtë fshat.

“Me datë 19.04.2026, rreth orës 12:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një telefonatë nga një qytetar, i cili ka raportuar se në marketin e tij, në fshatin Slivovë të Ferizajt, kishte ndodhur një grabitje. Sipas ankuesit, një person mashkull, rreth 30 vjeç, i veshur me rroba të zeza, me syze dhe me shall të vendosur mbi fytyrë deri mbi hundë, kishte hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e një arme të gjatë kishte marrë paratë nga arka, për t’u larguar më pas në këmbë në drejtim të varrezave të fshatit.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se njësitet reaguese dhe ato të hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas rreth gjysmë ore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, duke konfiskuar edhe një armë automatike.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. Rreth orës 12:50 është konfiskuar një armë e gjatë automatike e tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast: R.H. 38 vjeç dhe V.S. 28 vjeç.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda, i cili ka autorizuar hetuesit policorë për vazhdimin e hetimeve dhe intervistimin e të dyshuarve. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.”, përfundon njoftimi

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 22:49“Albini është alfa dhe omega në VV. Mujmë me kritiku po i fitoi tri palë zgjedhje” – Xhavit Haliti
  • 22:47Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara
  • 22:31Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
  • 22:26Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar
  • 22:26Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit