Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 11:53
Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është prangosur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes në lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Pajisje të ndryshme të dedikuara për kultivim të bimëve narkotike si (llampa për ndriçim, aparat për ngrohje, klima, trafo të ndryshme të rrymës, gypa ventilimi, pajisje për matje të lagështisë, temperaturës, vegla pune, vazo, preparate kimike dhe pajisje tjera).

Një bimë narkotike kanabis sativa rreth 30 cm, një qese me sub.narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.19 gramë, gjethe, dyshohet të bimës kanabis sativa me peshë 53.84 gramë, dy qese plastike me sub.narkotike dyshohet kokainë me peshë 0.41 gramë, një aparat vakumi, qese plastike, armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë, 27 fishekë kalibër i panjohur, një veturë, një automjet (furgon) me targa vendore.

Të dyshuarit po ashtu dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të llojit kanabis sativa të mbjella në laborator brenda shtëpisë, me gjatësi rreth 20-30 cm, të cilat dyshohet se janë djegur.

Policia e Kosovës bën të ditur se pas përfundimit të bastisjeve, procesimit të vendit të ngjarjes dhe sekuestrimit të dëshmive, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve përkatës.

Të njëjtit me vendim të prokurorit kompetent, janë ndaluar për 48 orë.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 13:28Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen
  • 13:18Ramadani: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
  • 13:09PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
  • 13:08Kuvendi miraton deklaratën e propozuar nga PDK për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së
  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat