Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Arrestohen dy shqiptar në Vjenë, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria - U kapën me mbi 100 kg kanabis

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 15:47
Arrestohen dy shqiptar në Vjenë, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria - U kapën me mbi 100 kg kanabis

Policia austriake ka arrestuar në Vjenë dy persona, një 22-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe një 29-vjeçar me shtetësi të Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të narkotikëve.

Operacioni është zhvilluar më 29 shtator, rreth orës 13:00, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus të Vjenës, raporton Heute.at.

Hetimet janë kryer nga Njësia Speciale për Luftimin e Krimit Rrugor (EGS), e cila kishte mbledhur informacione për aktivitetin e dyshuar të dy personave.

Pas lokalizimit të tyre, zyrtarët policorë i ndaluan në rrugë. Në disa kuti transporti që ata kishin me vete, policia gjeti rreth 16 kilogramë produkte kanabisi, raporton Heute.at.

Kontrollet vazhduan edhe në dy apartamente dhe një hapësirë depozitimi që dyshohej se ishin të lidhura me të dyshuarit. Aty u sekuestruan rreth 88 kilogramë produkte të tjera kanabisi dhe 834 gramë kokainë.

Në total, policia konfiskoi rreth 104 kilogramë produkte kanabisi dhe 834 gramë kokainë, si dhe një shumë parash në euro, vlera e së cilës nuk është bërë e ditur.

Dy të dyshuarit ndodhen në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të dy personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

vjenërretharrestohen

Të ngjashme

Von der Leyen në objektin e ri të FSHMN-së, bashkë me Kurtin e Ramën

Von der Leyen në objektin e ri të FSHMN-së, bashkë me Kurtin e Ramën

09:53
Arrestohen dy kosovarë dhe një shtetase shqiptare, iu gjendet drogë në veturë

Arrestohen dy kosovarë dhe një shtetase shqiptare, iu gjendet drogë në veturë

08:47

Më shumë nga Lajme

  • 17:08Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve
  • 16:57Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion
  • 16:43Pse u shkarkua kryeprokurori, Blerim Isufaj - Këshilli Prokurorial del me reagim
  • 16:36Shkarimi i Isufajt, Dren Paca caktohet përkohësisht në vend të tij
  • 16:33Takimi me Kurtin, Hamza e Rama mbërrijnë në Qeveri