Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për rrahjen e një 23-vjeçari në Mitrovicën e Veriut

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 18:51
Arrestohen dy persona të dyshuar për rrahjen e një 23-vjeçari në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pas një përleshjeje që ka ndodhur më 17 tetor në një lokal në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 23:45, përmes Qendrës së Thirrjeve 192, në rrugën “Zoran Dindić”

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kuptuar se një person ishte dërguar nga emergjenca në spital për trajtim të mëtejmë.

Viktima, një 23-vjeçar, ka deklaruar para policisë se ishte sulmuar me mjete të forta dhe grushte nga persona të panjohur.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuarit, të cilët janë kërkuar në adresat e tyre të banimit në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Të dy të dyshuarit janë paraqitur më 21 tetor në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit N.M., i lindur më 1995, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari D.M., i lindur më 2000, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në trajtimin profesional të rasteve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192.

personamitrovicënveriut

Të ngjashme

Reuters: Serbia kap gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e dhunës në ditën e zgjedhjeve

Reuters: Serbia kap gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e dhunës në ditën e zgjedhjeve

18:32
Incident në veri, bien në pranga dy persona

Incident në veri, bien në pranga dy persona

18:07
Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë

Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë

14:57

Më shumë nga Lajme

  • 19:51Deputetja australiane humb të dyja këmbët pasi përplasjes nga një makinë, autoritetet dyshojnë për sulm të qëllimshëm
  • 19:51Kurti në Mal Të Zi takon komisioneren Marta Kos: Kosova kërkon hapa konkretë drejt integrimit evropian
  • 19:50BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së
  • 19:39Vajza e Jakup Krasniqit rrëfen telefonatën me babanë pas dënimit me 25 vjet burg: Refuzoi kontrollin mjekësor
  • 19:35Hoti: Protestat qytetare e detyrojnë Qeverinë Kurti të reflektojë, opozita ka nevojë për energji të re