Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohen 6 persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë, Policia jep detaje: Janë sekuestruar tri vetura

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 12:02
Arrestohen 6 persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë, Policia jep detaje: Janë sekuestruar tri vetura

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë.

Policia në komunikatën e saj shton se, lidhur me këtë, janë siguruar prova që dyshohet se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë të paktën në një rast të veprës penale ‘’Vjedhje të rëndë’’, ndërsa ekzistojnë dyshime se të njëjtit janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

‘’ Në kuadër të procedurave ligjore dhe me autorizim nga gjykata kompetente, janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë edhe tri automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale si dhe telefona celularë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Gjilan, 19 maj 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, si rezultat i një hetimi disa mujor dhe veprimeve intensive hetimore me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, përfshirë edhe zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit, sot me datën 19.05.2026 kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojë gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova që dyshohet se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë të paktën në një rast të veprës penale ‘’Vjedhje të rëndë’’, ndërsa ekzistojnë dyshime se të njëjtit janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda për të cilat hetuesit policorë janë duke vazhduar punën intensive në sigurimin e provave dhe ndriçimin e plotë të rasteve.

Në kuadër të procedurave ligjore dhe me autorizim nga gjykata kompetente, janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë edhe tri automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale si dhe telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, gjersa me vendim të Prokurorit të Shtetit që të gjashtë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këto rast janë duke vazhduar.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales
  • 15:26Incident i rëndë në Korish të Prizrenit, dyshohet se një person tentoi ta vrasë komshiun
  • 14:25Konfirmohen shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur