Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se te një pompë është raportuar një rast i dyshuar i përdorimit të kartëmonedhës së falsifikuar në vlerë prej 20 euro.
Policia ka identifikuar tre të dyshuar.
“Me datën 06.02.2026, rreth orës 19:30, në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, te një pompë e derivateve, është raportuar një rast i dyshuar i përdorimit të kartëmonedhës së falsifikuar në vlerë prej 20 euro. Patrulla policore ka identifikuar tre të dyshuar: Sh. V. (27 vjeç) shtetas i Kosovës dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30 vjeç) dhe M. O. (28 vjeç). Gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi e vogël substance të dyshuar narkotike, dy mulli dhe kartëmonedha e dyshuar.”
Dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Sh. V. është liruar pas intervistimit.
