Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës në Prizren, detaje nga Prokuroria

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 11:39
Arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës në Prizren, detaje nga Prokuroria

Në njoftim thuhet se ky arrestim është rezultat i masave të veçanta hetimore, të cilat Prokuroria Themelore në Prizren i ka aplikuar për një periudhë të caktuar kohore, duke siguruar prova të fuqishme dhe dëshmi të pakontestueshme.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara është zbuluar se i dyshuari, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit personal, duke pranuar para nga qytetarë të ndryshëm dhe duke u premtuar ndërmjetësimin për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për marrjen me qira të pronave nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Aktualisht, i dyshuari ndodhet në ndalim 48 orësh, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Brenda ditës së sotme, Prokuroria do të parashtrojë në Gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prizren thekson se ky rast është shembull i qartë i efektivitetit të masave të veçanta hetimore dhe i vendosmërisë sonë në goditjen e korrupsionit. Prokuroria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të çdo individi që abuzon me funksionin publik dhe bie ndesh me ligjin”, thuhet tutje në njoftim

Më shumë nga Lajme

  • 09:45Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
  • 09:38Bie çmimi i naftës, kaq kushton litri sot
  • 09:23Vdes në QKUK personi që u plagos dje në Graçanicë
  • 09:03Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje
  • 09:02OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj Muratit, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta