Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë policëve, të cilët dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, që vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia.
IPK ka bërë me dije se të arrestuarit janë një rreshter dhe katër policë. Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
