Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arratiset nga QKUK’ja një i burgosur, pezullohen dy zyrtarë korrektues

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 16:09
Arratiset nga QKUK’ja një i burgosur, pezullohen dy zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i burgosur. Rasti ka ndodhur në orën 03:10, në QKUK.

Ai ishte arrestuar më 24 tetor 2025 dhe ishte duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh për vjedhje të rëndë dhe do të lirohej më 8 qershor 2029.

Në njoftim bëhet e ditur se ai ishte hospitalizuar më datë 16 shkurt në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.

“Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij. Komisioni disiplinor, si masë e menjëhershme, ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore. Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 16:20Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit
  • 16:12Koci: Ma mirë le t'i lshojë toka spihunët e tradhtarët, durimit i ka ardhur fundi
  • 16:07Protestuesit gjuajnë me gurë objektin e Qeverisë, thyhen disa xhama
  • 15:51Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë
  • 15:47Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës