Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Armatimi në veri, Sveçla jep detaje

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 16:28
Armatimi në veri, Sveçla jep detaje

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, municioni dhe pajisjesh ushtarake në fshatrat përreth Kalludrës në Zubin Potok.

Duke folur në konferencën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Sveçla tha se zbulimi i arsenalit ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve të Kosovës.

“Ky arsenal armësh, municioni e pajisjesh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, një zonë tashmë e njohur për të gjithë ne. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur mbetje mortore të 23 personave”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i tri varrezave masive kanë ardhur pas shtrirjes së sovranitetit të shtetit në veri, vendosjes së rendit dhe ligjit, si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas ministrit në detyrë, zbulimi i varrezave ka nxjerrë edhe një herë në pah dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Veriu i vendit tonë, përveç se ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve shqiptarë, maltretimeve e dëbimeve, është shfrytëzuar edhe për fshehjen e trupave të viktimave”, ka thënë ai.

Sveçla ka deklaruar se Serbia ka investuar vazhdimisht që veriu i Kosovës të mbetej i destabilizuar dhe, siç u shpreh ai, zonë rezistente ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ai tha se, gati tri dekada pas luftës, familjarët e personave të zhdukur ende presin të gjenden mbetjet mortore të më të dashurve të tyre, ndërsa Kosova kërkon përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në krimet dhe fshehjen e trupave apo informacioneve për vendndodhjen e viktimave.

Sveçla ka bërë të ditur se në tri lokacione në këtë zonë janë gjetur mbetje mortore të 23 personave.

Sipas tij, në lokacionin e parë janë gjetur mbetje mortore të 13 personave, në lokacionin e dytë të katër personave, ndërsa në lokacionin e tretë të gjashtë personave.

Policia e Kosovës gjatë konferencës ka prezantuar armatimin, municionin dhe pajisjet ushtarake të gjetura dhe të konfiskuara gjatë operacioneve të zhvilluara në këtë zonë.

sveçlaarmatimiveri

Të ngjashme

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

17:28
Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri

Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri

16:34
Kapet sasi e madhe armësh në veri

Kapet sasi e madhe armësh në veri

16:13
Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme

Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme

12:05

Më shumë nga Lajme

  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:20Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
  • 17:14Vlorë: Dhunohet fizikisht një 50-Vjeçar, shoqërohet një nga autorët
  • 17:08Incident i rëndë pranë Ujit të Ftohtë, italiani hidhet nga shkëmbi – dërgohet në spital