Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 23:52
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

Gjithmonë ishte menduar dhe supozuar, por kurrë nuk ishte gjetur një provë e qartë nëse njerëzit modernë jetonin në Kosovë 40 apo 50 mijë vjet më parë. Kësaj dileme, tani i ka ardhur fundi.

Sipas zbulimeve më të reja arkeologjike të bëra në rajonin e Drenasit nga Universiteti i Tübingen-it në Gjermani dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, tashmë është vërtetuar ky fakt historik.

“Po, jemi plotësisht të kënaqur. Gjetëm atë që po kërkonim. Ju thashë që po kërkonim njerëzit më të hershëm që jetonin në Kosovë ndoshta rreth 50,000 vjet më parë – dhe e kemi gjetur atë!” Prof. Dr. Harald Floss, arkeolog, Universiteti i Tübingen, Gjermani. Se në cilin fshat apo lokacion të Drenasit janë bërë këto gjetje historike, Floss nuk jep shumë detaje, por thotë:

“Nuk mund të futem në detaje, por mund të them se është në rajonin e Drenasit, ku kemi gërmuar një vend të hapur – pra jo në shpellë – dhe aty gjetëm artefakte për të cilat mund të them se mund të jenë rreth 50–60 mijë vjet të vjetra. Kjo është ajo që saktësisht po kërkonim. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Nuk është keq.”

Të gjitha këto zbulime, sipas Luan Gashit, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, do të publikohen shumë shpejt, dhe janë financuar nga Ministria e Kulturës.

“E kemi zbuluar periudhën e Paleolitit – për herë të parë në Kosovë. Jo në shpellën e Radacit, por diku tjetër krejt,” – thotë Luan Gashi në Klan Kosova.

Drenas

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet