Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi: Shqipëria po ecën përpara, Kosova ka mbetur në vend

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 18:01
Arifi: Shqipëria po ecën përpara, Kosova ka mbetur në vend

Ish-shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka publikuar një status në Facebook ku krahason zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë me atë të Kosovës, duke kritikuar ashpër qeverisjen në Kosovë.

Sipas Arifit, shqetësimet e mediave greke për projektet turistike në Shqipëri lidhen me rritjen e shpejtë të turizmit shqiptar, i cili, sipas tij, po konkurron drejtpërdrejt tregun grek.

Ai thekson se Shqipëria ka kaluar nga rreth 2 milionë turistë në vitin 2010 në 11.6 milionë në vitin 2025, ndërsa investimet në resorte dhe infrastrukturë kapin miliarda euro.

Arifi vlerëson gjithashtu përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke thënë se kjo zhvillim paraqet shqetësim për Serbinë dhe aktorë të tjerë në rajon.

Në statusin e tij, ai kritikon edhe institucionet e Kosovës, duke pretenduar se vendi ka mbetur prapa në investimet në energji, infrastrukturë rrugore dhe transport ajror, ndërsa akuzon qeverinë se promovon retorikë patriotike pa rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik. Në fund, Arifi bën thirrje për mbështetje ndaj zhvillimit të Shqipërisë dhe e cilëson periudhën aktuale si të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme