Opinionisti Avni Arifi e ka mirëpritur arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e konsideron diktator dhe armik të Kosovës.
“Është largu një kriminel nga pushteti, një kriminel që e ka robnu popullin e vet – koftë shteti ma i pasun me naftë në botë, e populli i tij jeton në varfëri të skajshme”, ka thënë Arifi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Një shtet që ka transportu drogë për të rinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku unë e shoh legjitimieti ne veprimeve”.
“Pa marrë parasysh që sillen ‘sovraniteti kështu, sovraniteti ashtu’. Sovraniteti nuk është diçka që të jep alibi me i vra njerëzit dhe këtë e kanë tregu Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999”.
