Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi kritikon deklaratat e Kurtit: ShBA kurrë s’ka qenë kundër sundimit të ligjit në veri

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 18:41
Arifi kritikon deklaratat e Kurtit: ShBA kurrë s’ka qenë kundër sundimit të ligjit në veri

Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deputetit Albin Kurti, pas komenteve të këtij të fundit lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndëshkimin e Kosovës me pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik.

Kurti, duke interpretuar qëndrimin amerikan si një “lëshim ndaj Serbisë për ta larguar nga ndikimi rus”, tha se “ky nuk është problemi im”. Kjo deklaratë nxiti kritika të Arifit, i cili e cilësoi atë si “tmerrshme dhe të dëmshme për interesat strategjike të Kosovës”.

“E tmerrshme kjo çfarë deklaron Kurti në Amerikë. Dmth Amerika paska qenë kundër vendosjes së sundimit të ligjit në komunat veriore e Kurti qenka prish me Amerikën për këtë arsye? Kurti kundër aamerikës për sundim të ligjit. Phaaaa… edhe këtë e dëgjon njeriu prej Kurtit e njerëzve të tij.” – tha Arifi, ndër tjera.

Sipas Arifit, Uashingtoni nuk ka qenë kurrë kundër vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të vendit, por vetëm kundër metodave të njëanshme e të pakordinuara që nuk ofrojnë stabilitet politik. Ai hodhi poshtë pretendimet se SHBA po kërkon “koncesione në dëm të Kosovës”, duke i quajtur ato propagandë të pastër politike.

“Përveç kësaj, ai thotë që Amerika për me heq Rusinë prej Serbisë po kërkon koncesione nga Kosova në dëm të Kosovës. Bobobo… përnjëmend duhet me qenë tepër i cekët për me besu një gjë të tillë.

E vërteta është krejt ndryshe:

Kjo mënyrë e të menduarit nga Kurti dhe rrethi i tij që paraqet Amerikën si armike të shtetit ligjor në Kosovë dhe tyxhare të interesave të Kosovës është jo vetëm e pavërtetë, por edhe e dëmshme deri në shkatërrim për interesin strategjik të Kosovës dhe Shqiptarëve. Kërkuam që Kurti të shkoj në Amerikë. Shkoj por askë nga Qeveria Amerikane nuk takoj. Takoj studenta por edhe aty ku shkoj Kosovën nuk harroj ta dëmtoj.” – shkroi Arifi.

Avni ArifiSHBA

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme