Në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori pjesë edhe Arian G. Imeri nga Vushtrria, biri i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri. Imeri ka ndarë një fotografi nga tubimi, ku shfaqet së bashku me Klestor Veselin, djalin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Në mesazhin e tij, Arian Imeri thekson lidhjen e veçantë mes bijve të luftëtarëve të lirisë, duke nënvizuar krenarinë për sakrificën e baballarëve të tyre dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Të lindur nga lufta për liri, të bashkuar në krenarinë për baballarët tanë – UÇK”, është mesazhi që shoqëron postimin e tij.