Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, vizitoi sot fshatin Sllapuzhan, shkruan GazetaDemos.
Në takim me banorët, Shala theksoi se është e papranueshme që një fshat me një pozitë kaq të rëndësishme gjeografike dhe me njerëz mikpritës të vazhdojë të përballet me mungesë të ujit të pijshëm, kanalizim të dëmtuar dhe infrastrukturë të dobët.
“Me programin tonë do të sjellim ujë të pijshëm, infrastrukturë funksionale dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët dhe frutikulturën. Sllapuzhani dhe Suhareka meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë këtë realitet së bashku”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sllapuzhani
