Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga kompania e njohur vendore Theranda Wine , e cila njihet për prodhimin e verës cilësore nga vreshtat e Suharekës, të destinuar për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Shala e ka vlerësuar lart punën dhe suksesin e kompanisë, duke theksuar se mbështetja për prodhuesit vendorë është një ndër prioritetet e tij. Ai ka shprehur përkushtimin që të jetë gjithmonë në shërbim të atyre që kultivojnë dhe përfaqësojnë më së miri potencialin e jashtëzakonshëm që ofron Suhareka.
“Mbështetja për prodhuesit vendorë është prioriteti ynë. Suhareka ka potencial të jashtëzakonshëm dhe unë do të jem gjithmonë në shërbim të atyre që e kultivojnë dhe përfaqësojnë më së miri,” ka deklaruar Shala.
Me praninë e tij në këtë ngjarje, Ardian Shala ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe sektorit privat, si dhe nevojën për politika që e fuqizojnë ekonominë vendore dhe promovojnë prodhimet cilësore të Suharekës.
Postimi i plotë:
