Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ardian Gjini sfidon Albin Kurtin në debat: Është jetike me debatu para gjithë popullit

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 23:23
Ardian Gjini sfidon Albin Kurtin në debat: Është jetike me debatu para gjithë popullit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini i ka bërë ftesë të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për t’u përballur drejtpërdrejt në një debat televiziv.

Gjini theksoi se Kurti duhet t’i dëgjojë të vërtetat ballë për ballë dhe jo vetëm përmes qëndrimeve zyrtare që tashmë janë bërë publike.

“Normalisht që unë i kam mendimet e mia. Duhet me e rujtë mundësinë me e bo një debat me Albin Kurtin, e ftoj për cilëndo temë që don, me dalë në debat me mu, ku të don, e besoj që e meriton qato me ja thanë në sy, e jo gjashtë pikat që janë veçse publike”, deklaroi Gjini në Debat Plus.

Kreu i Aleancës e quajti këtë përballje si jetike për qytetarët, duke sfiduar hapur guximin e kryeministrit për t’u përgjigjur.

“Për cilindo temë që e zgjedhë ai, kurdo që e zgjedhë ai, në cilëndo studio që e zgjedhë ai. Ka me qenë jetike me debatu para gjithë popullin. Nëse e ka guximin me dal një ditë në debat, keni me u befasu se sa shumë kemi me thanë, po po e ruaj mundësinë, spo i nxjerrim krejt sonte”.

Në mbyllje, Gjini potencoi se kjo është hera e dytë që po e thërret publikisht në përballje televizive.

“Për herë të dytë, është ftesë e hapur me dalë me debatu. Kemi shumëçka me debatu”, përfundoi kryetari i Aleancës.

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Djali i Agim Ramadanit: Liria kërkon sakrificë, në finale do të triumfojmë
  • 18:57Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
  • 18:56Vendimi në Hagë, Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
  • 18:37Protesta bllokon përkohësisht qarkullimin, Komuna e Prishtinës paralajmëron vonesa në autobusë
  • 18:26Kerquki u bën thirrje liderëve politikë: Mblidhuni sonte dhe diskutoni hapat pas vendimit të Hagës