Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Binakaj, ka fituar mbi 400 vota në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Deçanit, duke siguruar kështu ulësen e asambleistit.
Binakaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe theksoi se mbështetja që ka marrë është tregues i besimit ndaj një politike të ndershme dhe të përkushtuar.
“Fort të dashur qytetarë të Deçanit, Me shumë mirënjohje dhe respekt dua t’ju falënderoj nga zemra për besimin që më dhatë në këto zgjedhje. Mbi 400 votat që mora janë më shumë se një numër – janë shenjë e qartë e mbështetjes, e besimit dhe e përgjegjësisë që tani mbaj si asambleist i zgjedhur në Kuvendin Komunal të Deçanit. Ky rezultat nuk është vetëm imi, por i secilit prej jush që besoi në një politikë të ndershme, të afërt me qytetarin dhe të përkushtuar për të mirën e përbashkët. Gjatë gjithë fushatës kam pasur nderin të takoj shumë njerëz të mirë, të dëgjoj shqetësimet e tyre dhe të ndaj me ta bindjen se Deçani meriton më shumë. Si pjesë e ekipit të LDK-së, do të jap krejt çka di e mundem për të mbrojtur interesat e juaja. Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, për çdo fjalë të mirë dhe çdo votë! Ky është vetëm fillimi i një rruge që do ta bëjmë bashkë, me sinqeritet dhe përgjegjësi, për një Deçan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar. Përzemërsisht mirënjohës, Ardiani”, shkroi ai.
