Kandidati për deputet nga Aleanca Arbër Tolaj, ka theksuar rëndësinë e forcimit të sektorit të sigurisë në vend, duke kërkuar mbështetje më të madhe për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tolaj tha se siguria e Kosovës është jetike dhe se institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e vendit duhet të kenë përkrahjen e nevojshme për të kryer detyrat e tyre.

“Siguria e Kosovës është jetike, andaj nevojitet një përkrahje më e madhe për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për mua, si kandidat për deputet, dhe për Aleancën, siguria është e panegociueshme dhe pa kompromis”, ka deklaruar Tolaj