Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit, së bashku me kandidatin për kryeministër Ardian Gjini dhe kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi.
Tolaj tha se gjatë mbrëmjes kanë hasur në mikpritje të ngrohtë dhe përkrahje të madhe nga banorët e Ratkocit, të cilët, sipas tij, dëshmuan edhe një herë se janë të rreshtuar fuqishëm krah vizionit të Aleancës.
