Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si udhëheqës vizionar dhe shtyllë të palëkundur të vlerave të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Tolaj theksoi se kontributi i Haradinajt mbetet themel i rëndësishëm i shtëpisë politike të Aleancës dhe i proceseve shtetformuese në vend.

Njëkohësisht, ai i uroi suksese kryetarit të ri të Aleancës dhe kandidatit për Kryeministër, Ardian Gjini, duke premtuar përkrahje maksimale në rrugëtimin politik drejt zgjedhjeve.