Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka zhvilluar një tubim me banorët e Gllogjanit, Nepoles, Llugagjisë dhe Kosuriqit, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e ardhshme.
Tolaj ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, duke theksuar se rruga drejt fitores vazhdon me unitet dhe energji pozitive.
