Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arbër Tolaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të Heroit të Kombit, Myrtë Zeneli, në fshatin Zllapek.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Tolaj theksoi se pllaka përkujtimore u vendos në shtëpinë e familjes Ahmetaj, të cilën e cilësoi si vatër me traditë të lartë atdhetare dhe me kontribut të madh në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.