Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 16:31
Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Jeton Vllasaliut dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e rëndë të biznesmenit Bedri Rexhepi, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes.

Apeli ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 28 majit 2025, me të cilin dy të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dëmtim i varreve apo kufomave”, të kryera në bashkëkryerje.

Në nëntor 2025, Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtjes së Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, me kërkesë për ndryshim ose rigjykim të rastit, ndërsa pala e dëmtuar kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 maj 2025 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, kolegji gjykues ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë shkelje esenciale të procedurës penale dhe se ka vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë gjendjen faktike, duke u mbështetur në prova personale dhe materiale.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi me burgim të përjetshëm është i drejtë dhe i domosdoshëm, duke theksuar se me këtë masë arrihet qëllimi i ndëshkimit, përfshirë parandalimin e veprave penale dhe forcimin e respektimit të ligjit.

Në këtë mënyrë, vendimi ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut për rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit bëhet përfundimtar në shkallë të dytë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet