Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Ekrem Bajroviq, i cili është i dënuar me 12 vite burim për krime lufte ndaj popullatës civile.
Në njoftimin e lëshuar për media Apeli ka theksuar se Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë nuk ka bërë asnjë shkelje siç ka pretenduar mbrojtja e Bajroviqit në ankesën e saj.
Të njëjtit i është vërtetuar dënimi nga Apeli, pra duke u vërtetuar aktgjykimi i Themelores i marrë më 19 korrik të vitit 2024.
“Gjykata e Apelit, pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar, së bashku me shkresat e lëndës, ka vlerësuar pretendimet ankimore dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare, për faktin se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thekson Gjykata e Apelit.