Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anton Quni reagon për marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 16:35
Anton Quni reagon marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përmes së cilës Prof. Dr. Bekim Sejdiu është propozuar për kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Quni ka thënë se marrëveshja është një hap që, sipas tij, dëshmon pjekuri politike dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, duke vendosur interesin shtetëror mbi dallimet partiake.

“Me kënaqësi dhe shpresë të madhe për stabilitetin institucional të vendit, e mirëpres marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të propozohet për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Quni.

Ai ka vlerësuar edhe prejardhjen familjare të Sejdiut, duke përmendur kontributin e familjes së tij në rezistencën paqësore e politike të udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, si dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Quni ka theksuar se e ka njohur nga afër heroin e Kosovës, Arben Sejdiu, të cilin e ka cilësuar si bashkëluftëtar.

“Duke e njohur nga afër bashkëluftëtarin tim, Heroin e Kosovës Arben Sejdiu, kam pasur nderin të shoh drejtpërdrejt frymën e lartë atdhetare, sakrificën dhe përkushtimin e pandalshëm të familjes Sejdiu për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Qunit, përvoja diplomatike, profesionale dhe juridike e Bekim Sejdiut, përfshirë angazhimin e tij si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe diplomat, e bëjnë atë një figurë të përshtatshme për të përfaqësuar unitetin e qytetarëve dhe për të garantuar respektimin e Kushtetutës.

Ai ka vlerësuar veçanërisht përvojën e Sejdiut në të drejtën ndërkombëtare dhe diplomaci, duke thënë se ajo përbën një vlerë për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në fund, Quni i ka uruar Sejdiut sukses në procesin e zgjedhjes dhe ka shprehur besimin se ai, nëse zgjidhet president, do ta udhëheqë vendin me urtësi, paanshmëri dhe përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Na priftë e mbara!”, ka përfunduar Quni.

kosovësqunibekim

Të ngjashme

Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

21:34
Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës

Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës

20:23
​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

16:48
18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

15:59

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë