Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.
“Jemi në ditët e fundit nga aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi optimist se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë takime dhe ka mundësi që të arrihet një zgjidhje në marrëveshje në mënyrë që Kuvendi të konstituohet deri më datë 26 korrik. Shpresoj që të ketë takime nesër dhe pasnesër”, ka thënë Matoshi.