Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Analizat e ujit në Gërmi, Rama dyshon: “Dje uji i ndotur” sot “uji i pastër” – zyrtarët ta ruajnë integritetin

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 19:08
Analizat e ujit në Gërmi, Rama dyshon: “Dje uji i ndotur” sot “uji i pastër” – zyrtarët ta ruajnë integritetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë një veprim të motivuar politikisht dhe jo në interes të qytetarëve.

Në një reagim në Facebook, Rama kujton se më 24 korrik, vetëm pak orë para se të mbahej ceremonia për kandidimin e tij në amfiteatrin e Gërmisë, pishina u mbyll me arsyetimin se uji ishte i ndotur – bazuar në analiza të paplota e të përkohshme.

Por, sipas tij, një ditë më pas, më 25 korrik, analizat përfundimtare të IKSHPK-së treguan se uji është brenda standardeve dhe pishina u rihap menjëherë për publikun.

“Uji nuk ndryshon brenda nate! Ky nuk është kujdes, është kalkulim politik”, deklaroi Rama, duke akuzuar autoritetet për instrumentalizim të institucioneve shtetërore në funksion të luftës elektorale.

Ai shtoi se përdorimi i frikës dhe alarmit për përfitime politike është një praktikë e rrezikshme, moralisht e dënueshme dhe ligjërisht e sanksionueshme.

“Institucionet ekzistojnë për t’i mbrojtur qytetarët, jo për t’i manipuluar ata në emër të kalkulimeve elektorale”, tha ai.

Rama kërkoi që zyrtarët publikë të ruajnë integritetin profesional dhe të mos bëhen vegla të askujt në kohë fushate, duke e vendosur interesin qytetar mbi çdo interes partiak.

“Qytetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë mjet elektoral”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 21:01Paralajmërim i ri për përmbytje në Nepal
  • 20:52Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së
  • 20:49​1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
  • 20:39Numri i të vdekurve në Nepal rritet në 567, gati 2,000 të zhdukur
  • 20:11Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa