Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Analizat e Agon Zejnullahut nuk ishin për QKUK – Toksikologjia do të jetë vetëm për të gjallët

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 20:24
Analizat e Agon Zejnullahut nuk ishin për QKUK – Toksikologjia do të jetë vetëm për të gjallët

Kështu ka konfirmuar në një intervistë për Kiks Kosovën, shefja e Barnatores Qendrore në këtë institucion, Dardane Mehaj.

Ndonëse u përurua në shkurt të 2025-ës, Shërbimi i Toksikologjisë nuk është funksionalizuar ende.

Mirëpo, edhe në qoftë se do të ishte funksional, ky shërbim është paraparë të ofrohet vetëm për pacientët e gjallë.

Mehaj thotë në shkurt është përuruar vetëm hapësira dhe pajisjet, pasi që ende nuk kanë filluar me ofrim të shërbimeve të analizave të toksikologjisë.

Ky shërbim ajo premton se do të funksionalizohet brenda 3 javësh.

Shefja e Barnatores Qendrore pohon se QKUK-ja ka arritur një marrëveshje me Institutin e Forenzikës për trajnimin e toksikologëve.

Mehaj e konfirmon që në QKUK ka punësuar tetë toksikologë vite më parë, ndonëse në këtë institucion nuk ka ekzistuar një Shërbim i Toksikologjisë.

Në mungesë të Laboratorit të Toksikologjisë, megjithëse ishin punësuar si toksikologë, ata kishin kryer detyra të tjera.

Toksikologët ishin paguar me koeficient 12, pasi që me kontrata ata ishin rekrutuar për këto pozita, gati dyfish sa paguheshin kolegët e tyre farmacistë.

Kjo ajo thotë se ishte edhe arsyeja se pse QKUK-ja nuk hapi konkurs për toksikologë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil