Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AMMK-ja kërkon marrjen e masave për parandalimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 11:15
AMMK-ja kërkon marrjen e masave për parandalimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave.

“Me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë”, ka thënë AMMK-ja.

Agjencioni theksoi se zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, derisa theksoi rastin e fundit të zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri.

Sipas AMMK-së, komunat dhe autoritetet lokale, operatorët e menaxhimit të mbeturinave dhe menaxherët e deponive komunale duhet të veprojnë.

Ndër masat që kërkohen janë inspektime dhe monitorim të shtuar për të identifikuar vatrat e mundshme të zjarrit; vendosje e rojeve dhe patrullimeve, sidomos gjatë orëve me rrezik të lartë (mesditë, pasdite); krijimi i brezave të pastruar përreth deponive, për të parandaluar përhapjen e flakëve; sigurimi i mjeteve për ndërhyrje të shpejtë, përfshirë ujë dhe pajisje zjarrfikëse; sensibilizimi i qytetarëve për të shmangur hedhjen e materialeve të ndezura apo të rrezikshme pranë deponive; vendosje e rezervuarëve me ujë dhe mjete profesionale brenda perimetrit të deponive.

Ndërkaq, sa i përket pasojave nga djegia e mbeturinave urbane, dëmet për mjedisin sipas AMMK-së janë: ndotje e ajrit nga gazrat toksikë; ndotje e ujit dhe tokës nga metalet e rënda që rrjedhin nga hiri i djegur; ndikim negativ në biodiversitet.

AMMK-ja ka përmendur edhe rreziqet për shëndetin sic janë sëmundje të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare, rrezik për kancer nga ekspozimi ndaj dioksinave dhe substancave kancerogjene, dëme në sistemin nervor, veçanërisht tek fëmijët, çrregullime hormonale dhe probleme në sistemin riprodhues.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë cdo rast zjarri ose tym të dyshimtë.

Zjarr

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Vdes figura emblematike e futbollit kosovar, Zenun Brovina
  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë