Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), Shefki Abdullahu, ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet e fundit që prekën vendin.
Ai në një konferencë për media njoftoi se në janar kanë trajtuar mbi një mijë raste, ndërsa kanë realizuar 196 intervenime gjatë përmbytjeve.
“Numri i rasteve të kordinuara ka qenë 1,007 raste, janë realizuar 196 intervenime në vërshime, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë (24), 63 intervenime teknike, si dhe persona të evakuuar kanë qenë 42”, tha Abdullahu.
