Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar.
Sipas pamjeve nga terreni, të rinjtë kanë pasur shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mbërritja e ambulancës është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë ndaluar automjetin dhe e kanë kontrolluar atë. Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të ishte hedhur edhe nga automjete të ambulancës.




