Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutas flasin për situatën e sigurisë

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 16:01
Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutas flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Në njoftimin e KFOR’it, bëhet e ditur se, takimi ka ofruar mundësi që Ulutas të paraqes situatën e sigurisë në rajon, dhe, ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

‘’Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, mirëpriti Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 09:29Limaj: Kosova po humb energji në tema të kota, duhet fokus te zhvillimi ekonomik
  • 09:24KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
  • 09:08Djali rrah nënën në Gjakovë
  • 08:55​Ndërtimet pa leje në Prishtinë, Brestovci paralajmëron: Nuk do të ketë tolerim, gjobat deri në 30 mijë euro
  • 08:53E kanosën me vrasjen e tij dhe të djalit, arrestohen dy persona në Prishtinë