Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 17:24
Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, diplomati gjerman Dirk Schuebel, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se funksionaliteti i tyre është i domosdoshëm për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mbështetjes së ofruar nga BE-ja.

Në një komunikatë të Zyrës së BE-së në Kosovë, me rastin e marrjes së detyrës, Schuebel tha se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe efektive, të afta për të përmbushur reformat e nevojshme dhe për të përfituar nga mekanizmat financiarë të Bashkimit Evropian.

“Për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, Kosovës i duhen institucione funksionale, të afta për t’i zbatuar reformat e nevojshme dhe për ta shfrytëzuar plotësisht Planin e Rritjes të BE-së dhe financimin e ardhshëm mjaft të konsiderueshëm të IPA-s”, tha Schuebel.

Sipas tij, Kosova ndodhet përpara një periudhe me mundësi të rëndësishme, por shfrytëzimi i tyre kërkon përgjegjësi politike, institucione efektive dhe një fokus të qartë në reformat dhe agjendën e integrimit evropian.

Schuebel tha se gjatë mandatit të tij do të punojë me institucionet e Kosovës për ta mbështetur vendin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Do ta mbështes të ardhmen evropiane të Kosovës. Puna drejt saj kërkon angazhimin e tërë shoqërisë dhe përkushtim të përbashkët për ta bërë integrimin në BE prioritet, përtej ndarjeve politike”, deklaroi ai.

Ambasadori i ri i BE-së theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit konstruktiv të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë.

Ai tha se do të mbështesë përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Peter Sorensen.

Në deklaratën e tij, Schuebel rikujtoi edhe mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Sipas tij, që nga viti 1999, BE-ja ka ofruar mbi 3.7 miliardë euro ndihmë për vendin, duke përfshirë rindërtimin, forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë.

Schuebel vlerësoi gjithashtu Kosovën për përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një element të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ndryshe, gjermani Schuebel mori detyrën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, duke e pasuar në këtë post estonezin, Aivo Orav.

Schuebel ka përvojë të gjatë diplomatike dhe karriera e tij është përqendruar kryesisht në politikën e jashtme të BE-së.

Ai ka shërbyer ambasador i BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri më 2022 dhe më herët në Moldavi, nga viti 2009 deri më 2013.

Së voni, ai ka shërbyer si shef i divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

BE-ja po ashtu njoftoi se në postin e zëvendësshefit të BE-së në Kosovë është emëruar Alexis Hupin.

be-sëambasadorikosovë

Të ngjashme

Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

18:52
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

19:06
Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

14:53
Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet

Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet

14:20

Më shumë nga Lajme

  • 20:03”S’di qysh me jetu pa ty”, motra e Laurentit prek me fjalët
  • 19:33Hulumtimi i CASA-s: 99 për qind e serbëve në Kosovë kundër integrimit të sistemit arsimor
  • 19:26Katër infektologë të rinj nisin punën në Klinikën Infektive të QKUK-së
  • 19:24PDK-ja paralajmëron përballje me Kurtin, Deliu-Kodra: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
  • 19:1934 mijë me 20 mijë: Gashi e mund keq Abdixhikun, qytetarët e shikuan më shumë deputetin se kryetarin e LDK-së