Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasadori britanik thirrje për unitet politik: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

GD
Gazeta Demos18 qershor 2026 në 07:47
Ambasadori britanik thirrje për unitet politik: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike, duke theksuar se sfidat me të cilat përballet Kosova nuk mund të presin më.

Duke folur në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, Hargreaves tha se partitë politike duhet të vendosin interesin e shtetit mbi dallimet partiake dhe të punojnë së bashku për krijimin e një parlamenti të qëndrueshëm, një qeverie funksionale dhe një presidencë efektive, raporton KosovaPress.

“Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë. Ka shumë punë për të bërë për të vazhduar ndërtimin e një shteti ku të gjitha komunitetet dëshirojnë të jetojnë dhe të ndihen pjesë e tij, për të ruajtur institucione që gëzojnë besim për pavarësinë dhe integritetin e tyre dhe për të kultivuar një kulturë ku kompromisi politik të shihet jo si dobësi apo lëshim, por si guxim dhe detyrë në shërbim të këtij vendi të mrekullueshëm. Kosova nuk duhet të dyshojë kurrë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

Ai veçoi rëndësinë e besimit që Kosova duhet të frymëzojë tek partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se vendi duhet të dëshmojë se është një aleat i besueshëm, që mban premtimet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit