Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada përsërit thirrjen për gazin: E nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë me Amerikën

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 14:03
Ambasada përsërit thirrjen për gazin: E nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë me Amerikën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka ripërsëritur porosinë e të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, duke theksuar nevojën që Kosova të përfshihet në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të mbështetura nga Amerika.

Në editorialin e diplomates amerikane që është publikuar një ditë më parë, ajo është shprehur se Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

“Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare dhe diversifikimi i energjisë përmes gazit natyror është thelbësor për të arritur një të ardhme të sigurt…”, është pjesa e shkëputur nga ky editorial i cili u shpërnda në profilin e kësaj ambasade në Facebook.

Prattipati mes tjerash çoi mesazh se Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Në fund të editorialit ajo theksoi se vendi ynë përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike, sepse Administrata e presidentit Donalt Trump, prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.”

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 21:40Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë
  • 21:33Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin
  • 21:32Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
  • 21:27Haradinaj: Ata që po presin dënimin e Thaçit, do të digjen shumë keq
  • 21:26Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë