Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada kosovare në Suedi e festoi 12 Qershorin me këngë e ekspozitë

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 21:47
Ambasada kosovare në Suedi e festoi 12 Qershorin me këngë e ekspozitë

Ambasada e Kosovës në Suedi dje organizoi një pritje solemne në Muzeun Historik të Stokholmit për të shënuar Ditën e Çlirimit.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, aktiviteti mblodhi një spektër të gjerë të të ftuarve, përfshirë ambasadorë dhe diplomatë të huaj të akredituar në Suedi, përfaqësues të institucioneve suedeze, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit shqiptar, botës akademike dhe biznesit.

Në fjalën e saj, ambasadorja Shkendije Geci theksoi se 12 qershori është dita e fitores së lirisë dhe e shpresës për popullin e Kosovës, një pikë kthese historike që shënon fundin e një epoke shtypjeje dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe të përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë.

Ambasada shton se programi artistik u pasurua me interpretimet emocionuese të Ardita Ukaj dhe Merve Abdurrahmani, ndërsa ekspozita e pikturave të artistes Arjeta Malës solli ndjenja të thella mbi kujtesën historike dhe identitetin kulturor.

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale
  • 08:38Heqja e tavanit për çmimin e naftës, Kusari-Lila: Po e përcjellim tregun për masa të reja