Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada gjermane: Krahasimi i AGK-së me një grup kriminal jo veç i pahijshëm, por sulm ndaj lirisë së medias

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 14:41
Ambasada gjermane: Krahasimi i AGK-së me një grup kriminal jo veç i pahijshëm, por sulm ndaj lirisë së medias

Ambasada gjermane në Prishtinë ka reaguar për gjuhën dhe sulmet e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ambasada iu bashkua reagimit të Zyrës së BE-së në dënimin e një retorike të tillë dhe tha se kjo përbën sulm ndaj lirisë së shtypit.

“Krahasimi i Asociacionit të Gazetarëve (AGK) me një grup kriminal nuk është vetëm i pahijshëm, por edhe një sulm ndaj lirisë së medias”.

Gjuhën agresive të Kurteshit kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës e kanë dënuar edhe misionet tjera të huaja në Kosovë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

Për këto akuza, AGK tha se përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren.

Ambasada gjermane në një postim të ndarë tha se media është shtylla e katërt e demokracisë dhe se për rëndësinë e saj ka folur ambasadori Rainer Rudolph në Konferencën e Transmetuesve të Shërbimit Publik në Europën Juglindore, të organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung.

“Mediat e shërbimit publik përballen me sfida institucionale dhe buxhetore që pengojnë punën e tyre. Edhe mediat e pavarura përballen me vështirësi për shkak të tregjeve që po tkurret dhe shkurtimit të fondeve. Dezinformimi dhe inteligjenca artificiale e komplikojnë edhe më tej peizazhin mediatik. Forcimi i mediave publike dhe i gazetarisë së pavarur është thelbësor që demokracia të lulëzojë. Le të punojmë së bashku për të siguruar që media të mbetet një mbrojtëse e besueshme e së vërtetës”.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë